Gazetari Artan Hoxha ka paralajmëruar një arrestim të bujshëm që pritet të ndodhë brenda këtyre ditëve nga SPAK dhe të gjitha shigjetat duket se të çojnë tek ish zyrtare te tjere.
Në një postim në rrjetet sociale, Hoxha shkruan me humor se lajmin pritet ta japë vetë kryeministri Edi Rama, njëjtë siç bëri dje me rastin e arrestimit të sekretares së Ministrisë së Shëndetësisë.
Postimi i Artan Hoxhës:
Mbani frymen njerez….
Duke pritur kryeministrin, te paralajmeroje nje lajm bombe, nje super arrestim te SPAK…
Eshte nga “te vetet”, nga ata qe “vjedhin dardha” pas shpines se komandantit…
Ka plasur konkurence e madhe per keto lajmet bombe.
Vate dhe ky zanati yne, tani qe perveshen menget KETA te medhenjte…
Deri para pak kohesh, konkuronim vetem me qytetarin digital te Marshallit.
Tani konkurenca eshte bere e ashper fare, me futjen në tregun e “lajmeve te hazerta” dhe te Padishaut dora vete…
Mos na zhgenje komandant…
Kete lajmin e fundit edhe “çunat” ne Dubai kane 24 ore, mezi po e presim te na e thuash…