Erdogan është betuar si president i Turqisë. Kështu pas fitores në raundin e dytë të zgjedhjeve me 28 maj, ai do të qëndrojë në pushtet edhe 5 vite të tjera. Pas 20 vitesh në pushtet, Erdogan ka siguruar edhe 5 vite të tjera në krye të Turqisë.
“Unë, si president, betohem për nderin dhe integritetin tim përpara kombit dhe historisë së madhe turke për të mbrojtur ekzistencën dhe pavarësinë e shtetit, t’i përmbahem kushtetutës, shtetit të së drejtës, demokracisë, parimeve dhe reformave të Ataturkut, dhe parimet e republikës laike,”tha Erdogan.
Në ceremoninë e betimit të Erdogan në Asamblenë e Madhe Kombëtare janë të pranishëm 21 krerë shtetesh dhe 13 kryeministra, ish-presidentë, ministra të jashtëm dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare.
Presidenti turk, mori urdhrin nga kryetari i përkohshëm i Parlamentit Devlet Bakhceli. Pas ceremonisë, Erdogan do të vizitojë Anitkabirin dhe do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit në Kompleksin Presidencial në orën 17:00./m.j
URIME Z ERDOGAN,e fitove me zgjedhje te ndershme e te pastra,fakti nuke pati e nuke ka kontestime per zgjedhjet e 14 mait.