Një 20-vjeçar me kombësi shqiptare i identifikuar si Enriko Aliaj humbi jetën të premten në mbrëmje pasi u godit nga një armë zjarri në shtëpinë e tij në Ponte dell’Olio, në zonën e Piaçenza-s.
I dyshuari kryesor është vëllai i viktimës 18-vjeçar, i cili jetonte me të së bashku me prindërit dhe një motër më të vogël. Megjithatë dinamika e ngjarjeve të ndodhura brenda banesës është ende larg qartësisë, pasi nuk përjashtohet as që të ketë qenë jo një veprim vrastar me dashje, por një aksident tragjik.
Në shtëpi në atë moment, përveç viktimës dhe vëllait të tij, ndodhej edhe një person i tretë, mik i dy të rinjve, i cili fillimisht është larguar por më pas është identifikuar nga karabinierët e Piacenza-s që po hetojnë rastin.
Ndërkohë, prokurori i Piacenzës ka urdhëruar një sërë hetimesh të mëtejshme, përfshirë autopsinë e trupit të 20-vjeçarit, ndërsa karabinierët po punojnë për disa dëshmi të miqve dhe fqinjëve, si dhe për origjinën e armës e cila u gjet në shtëpi me të cilën është qëlluar dhe Enriko Aliaj.
/s.f