Urdhri i ministrit të brendshëm Bledi Çuçi dhe kryepolicit Muhamet Rrumbullaku, per shkrirjen e gradave te inspektorëve te policise se shtetit ka shkaktuar mjaft pakënaqësi brenda rradhëve të uniformave blu. Reparti RENEA, FNSH si dhe shumë struktura të tjera janë ankuar pranë Sindikatës së Policisë, pasi kalimi me graden inspektor i thjeshte prek pagën e tyre, por edhe nuk u jep mundësinë e promovimit.
“Ka një mospërputhje mes urdhrit të ministrit, ose më mirë të themi jo tek urdhri, sepse urdhri është i ligjshëm, por tek organigrama. Një pikë e organigramës që bën fjalë për ndihmës pecialistët, tek disa struktura që bie ndesh me VKM-në, me vendimin e qeverisë. Sepse është lënë me një gradë. Inspektor. Në një kohë që të gjitha strukturat e nivelit zbatues, 56 struktura që parashikohen në vendimin e qeverisë, përfitojnë të trija gradat sipas vendimit. Me ligj i takon qeverisë të bëjë ekuivalentimin e gradës me funksionin dhe këtë nuk e ka kompetencë ministri.”
“Grada e inspektorit ndryshon me gradën e inspektori dytë dhe inspektori i parë. Pra këto dy nivele kanë pagë tjetër me inspektorin. Kështu që është non sens sepse një forcë speciale, një punonjës policie, një trup renea, forca të posaçme, ato të ruajtjes së dëshmitarëve, nuk mund të barazohen me një punonjës që kanë kualifikime të veçanta me një punonjës që sapo ka dalë nga bankat e shkollës. Dhe vendimi me të drejtë i ka parashikuar tre grada.”
Sa i takon trajtimit financiar Inspektori i Parë merr 5 mijë lekë të reja shtesë, ndërsa ai i dytë merr 2 mijë lekë më shumë sesa inspektori i thjeshtë.
/s.f