Vepra e parë në Kinë e rezervimit të karbonit prej më shumë se një milionë tonë në det nisi funksionimin në Detin e Kinës Jugore të enjten, duke kontribuuar në zhvillimin e gjelbër të Zonës së Madhe të Gjirit.
Vepra, e ndërtuar nga Korporata Kombëtare e Naftës Detare e Kinës (CNOOC), do të ruajë mbi 1.5 milionë tonë dioksid karboni (CO2), barasvlerësi i mbjelljes së rreth 14 milionë pemëve.
Zbatimi i projektit nënkupton se Kina zotëron një gamë të gjithanshme teknologjish dhe pajisjesh për kapjen, përpunimin, futjen, ruajtjen dhe mbikëqyrjen e CO2-shit në det.
Përveç kësaj, vepra hap rrugën që Kina të realizojë objektivin e “karbonit të dyfishtë”, pra të arritjes së kulmit të lëshimeve të dioksidit të karbonit deri në vitin 2030 dhe të asnjanësimit të karbonit brenda vitit 2060, tha CNOOC.
Në bazë të kësaj vepre, CNOOC-u ka filluar projektin e parë prej 10 milionë tonësh të kapjes e depozitimit të karbonit në vend, në Huizhou të provincës Guangdong të Kinës Jugore. Projekti përfshin kapjen e CO2-shit të lëshuar në gjirin Daya dhe mbartjen e tij në zonën detare të Deltës së Lumit të Perlave për ruajtje.