Prokuroria e Posaçme ka reaguar për arrestimin e sekretares së Përgjithshme të ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro. SPAK thotë se është një operacion ën zhvillim.
“Është një operacion në zhvillim e sipër. Është arrestuar në flagrancë Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë për veprën penale të korrupsionit.
Nuk mund të them më shumë për momentin”, thotë SPAK./m.j