Ish- kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar sot turin e takimeve me të rinj në kryeqytet.
Mes të tjerash ai foli edhe në lidhje me lirimin e ish-ministrit Saimir Tahiri, vendim i marrë sot nga Gjykata e Elbasanit.
Ai u shpreh se një vendim i tillë ishte një goditje e rëndë për drejtësinë, ndërkohë që ka shtuar se është i nevojshëm një vetting në politikë.
Kjo sipas tij do të hidhte dritë mbi pasuritë e politikanëve dhe familjarëve të tyre, ndërsa shtoi se do të tregonte edhe se “kush është peng i kujt”.
“U lirua ndërsa vijon çështja e SPAK për grup të strukturuar kriminal. Goditje e rëndë për drejtësinë dhe besimin e të rinjve në drejtësi. Vettingu i politikanëve do të thotë që ata të jenë subjekt i i një kontrolli të plotë të pasurisë së tyre dhe familjarëve. Që të kuptohet kush është i korruptuar dhe kush është peng tek kush.
Vettingu i politikanëve dhe listat e hapura shkojnë krah njëra-tjetrës”, tha ai./m.j