Ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri u lirua këtë të premte me një vëndim të gjykatës së Elbasanit, ku u pranua kërkesa e prokurorisë që Tahiri ta vuajë dënimin e mbetur në banesë.
Burime për Euronews bëjnë me dijes e Policia e Shtetit po shoqëron ish-Mnistrin e Brendshëm për në banesën e tij.
Tahiri ka dalë nga burgu i Lushnjës dhe po shoqërohet drejt banesës së tij në Tiranë, pranë zonës së Kodrës së Diellit.
Gjyqtarja Matilda Fetahu pranoi kërkesën e prokurorisë për rrethana lehtësuese familjare ndaj Tahirit, nën argumentin se atij i duhej të kujdesej për fëmijët e mitur për shkak të problemeve shëndetësore të bashkëshortes.
Ish-ministri i Brendshëm u dënua më 4 shkurt të vitit 2022 me 5 vite burg për ‘Shpërdorim detyre, por me gjykim të shkurtuar dënimi iu ul në 3 vite e 4 muaj.
Tahiri u dënua vetëm për “Shpërdorim detyre”, pasi në GJKKO u rrëzuan akuzat e SPAK për “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”.
/s.f