Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për kontratën ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe BAYKAR MAKINA SAN. VE. TIC. A.Ş., për furnizimin me sistem mjetesh ajrore pa pilot BAYRAKTAR TB2.
“VENDIM Nr. 336, datë 31.5.2023 PËR MIRATIMIN E KONTRATËS, NDËRMJET MINISTRISË SË MBROJTJES SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BAYKAR MAKINA SAN. VE. TIC. A.Ş, PËR FURNIZIMIN ME SISTEM MJETESH AJRORE PA PILOT BAYRAKTAR TB2
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës; të pikave 1, shkronjat “dh” e “i”, dhe 2, të nenit 5, të ligjit nr. 36/2020, “Për prokurimin në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë”, dhe të pikës 2, të nenit 12, të vendimit nr. 1085, datë 24.12.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e rregullave për lidhjen e kontratave për blerjen e pajisjeve/mjeteve të projektuara posaçërisht ose të përshtatura për qëllime ushtarake, si dhe armët, municionet apo materialet luftarake për qëllime operacionale, përfshirë teknologjinë dhe software-t e lidhura me këto mallra, si dhe për përbërjen, mënyrën e organizimit e të funksionimit të komisionit të veçantë të klasifikimit të këtyre kontratave”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Miratimin e kontratës, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe BAYKAR MAKINA SAN. VE. TIC. A.Ş., për furnizimin me sistem mjetesh ajrore pa pilot BAYRAKTAR TB2, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohet Ministria e Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
ZËVENDËSKRYEMINISTËR Belinda Balluku”.
VENDIMI I KËSHILLIT TË MINISTRAVE
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, gjatë fjalës së tij shprehu mirënjohje për ndihmën që qeveria turke ka dhënë vitet e fundit në mbështetje të Forcave të Armatosura.
Firma ‘Bayraktar Technology’ është e specializuar në hartimin e teknologjive transformuese në fushën e mbrojtjes dhe aviacionit. Pajisja me këta avionë do t’u ofrojë institucioneve të tjera të qeverisë shqiptare një mbështetje të madhe në nivel operacional, në fusha të ndryshme.
/s.f