Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar Serbinë si autore për eskalimin dhe tensionimin në veri të Kosovës ditët e fundit, që kur kryetarët e rinj të komunave në veri hynë në objektet komunale me ndihmën e Policisë, për të ushtruar detyrat e reja.
Ai ka publikuar emrat e disa prej njerëzve që sipas tij janë organizatorët kryesorë të trazirave në veri ditëve të fundit.
Sipas tij, rolin kryesor në organizimin e protestuesve po e kryejnë anëtarë e formacionit ilegal të së ashtuquajturës “mbrojtje civile” dhe ish-pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
“Këto protesta me gjithë dashakeqësinë na kanë shërbyer të bëjmë identifikime të vlefshme”, ka thënë ai në Kuvend.
Kurti ka përmendur të parin Milorad Jevtiqin. Ka thënë se është një nga drejtuesit e këtij formacioni ilegal e se shtëpia e tij është “bazë qëndrimi për drejtuesit e strukturës ilegale”, të cilën e ka ndërlidhur me Listën serbe
Tutje ka përmendur Miçko Jevtiqin, Rajko Jevtiqin, Danilo Josifoviqin, Liljana Aksentijeviqin e Aleksandër Filipoviqin.
Ai tha se disa prej tyre kanë njoftuar se milicë të grupit rus “Wagner” kanë mbërrtur në Kosovë për trazira.
/a.r