Në Durrës janë kapur tre peshkarexha me naftë kontrabandë. Dy prej tyre kanë qenë me flamuj të huaj dhe një me atë shqiptar.
Sipas burimeve, sasia e naftës ende e papeshuar dyshohet se vinte nga Libia, ndërsa pronarët e peshkarexhave janë shprehur se nafta është për anijet e tyre dhe jo kontrabandë, ndryshe mendon Dogana dhe Policia Kufitare.
Pronarët thonë se janë furnizuar në Libi dhe se kanë dokumenta për sasinë e naftë, dokumenta të cilat po verifikohen nga Dogana dhe Policia Kufitare.
/s.f