Një atentat i rëndë ka ndodhur në Itali ku një efektive policie është ekzekutuar me armë zjarri teksa po hynte në pallatin ku kishte apartamentin e saj.
Mediat italiane shkruajnë se ekzekutori ka qëlluar 3 herë me armë zjarri drejt polices e cila ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Më pas autori është larguar me një makinë të bardhë por është identifikuar pak më vonë pasi u gjet i pajetë në automjetin e parkuar.
Dyshohet se ka kryer vetëvrasje me të njëjtën armë që përdori për të ekzekutuar policen.
Ndërkohë ende nuk janë zbardhur rrethanat e ngjarjes apo shkaqet që e kanë shtyrë autorin të kryejë krimin e rëndë.
/s.f