Një 39-vjeçar është plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit në Mat dhe më pas është paraqitur në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Nga verifikimet, policia ka arritur të zbulojë se 39-vjeçari Akil Dedja është qëlluar me armë zjarri pistoletë nga shtetasi Bashkim Koçi, i cili menjëherë pas ngjarjes është larguar me shpejtësi.
I plagosuri dhe autori dyshohet se kanë qenë duke konsumuar alkool në lokal, teksa të shtënat janë regjistruar në ambientet e jashtme të tij.
Motivet e këtij krimi janë ende të paqarta, teksa policia po punon për kapjen e autorit, duke ngritur pika kontrolli në disa zona.
Shërbimet e Policisë së Matit në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Dibër, kanë shoqëruar në Komisariat 8 persona që dyshohet se kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes.
/a.r