Presidenti i klubit te Napolit, Aurelio De Laurentiis, eshte shprehur se sulmuesi i tij Gonzalo Higuain, i cili nuk ka shenuar qe prej kater ndeshjesh, eshte shume mbi peshe dhe duhet “te gjeje formen me te mire brenda nje muaji”.
Napoli, i dyti ne Serine A, nuk ka fituar asnje prej kater ndeshjeve te fundit ne te gjitha kompeticionet (dy barazime e dy humbje) dhe Higuain (24 gola ne kampionat) nuk ka shenuar ne keto kater ndeshje.
Keto deklarata De Laurentiis i beri gjate nje mbledhje te Liges Italiane, shkruan Gazzetta dello Sport.
“Kur nje njeri eshte nje kg e gjysme mbi peshe, eshte e rende, ndaj duhet stervitje e panderprere… Higuain duhet te rigjeje formen e tij me te mire brenda muajit dhe ju do t’i shihni rezultatet”, tha ai.