Përpara finales së Europa League mes Sevillas dhe Romës në Budapest, tifozët janë përleshur mes tyre. Forcat e sigurisë e zgjidhën shpejt dhe me efikasitet problemin, duke parandaluar dëme më të mëdha, pasi hapën një hetim për rastin e dhunës dhe vandalizmit, i cili çoi në arrestimin e shtatë personave, të gjithë shtetas polakë, nga grupi ultra Slask Wroclaw, të cilët kanë një rivalitet të vjetër, që nga viti 2013, kur ky klub u përball me Sevillan. Polakët kanë sulmuar në disa raste spanjollët, me policinë që ka vendosur agresorët pas hekurave.
Policia në kryeqytetin hungarez ka marrë masa për ndarjen e tifozëve në zona të caktuara, duke mos munguar përleshjet me grupime të treta tifozësh. Bëhet me dije se disa dhjetra tifozë të Ferencvaros (skuadrës më të titulluar në Hungari) janë përleshur me ata të Sevillas, rrugës kur këta të fundit po vinin mesditën e sotme nga aeroporti.
Veç tyre, edhe një grupim i tifozëve të Slask Urclau nga Polonia janë përleshur me fansat e Sevillas, duke u gjendur në “fan zonën” e këtyre të fundit. Mediet hungareze nuk raportojnë për të lënduar rëndë, me disa tifozë që kanë marrë goditje. Forcat e sigurisë e zgjidhën shpejt dhe me efikasitet problemin, duke parandaluar dëme më të mëdha, pasi hapën një hetim për rastin e dhunës dhe vandalizmit, i cili çoi në arrestimin e shtatë personave, të gjithë shtetas polakë, nga grupi ultra Slask Wroclaw.
/s.f