Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ shqyrtoi sot kërkesën ankimore të subjekti zgjedhor koalicioni “Bashkë Fitojmë”, i cili kërkon përsëritjen e zgjedhjeve për bashkinë e Kamzës.
Në përfundim të diskutimit, KAS i dha afat 24 orë për të bërë verifikimet për atë çfarë pretendojnë dhe provat që kanë marrë.
“Për pjesën e ankuesit, të koalicionit Bashkë Fitojmë i japim afat deri ditën e nesërme. Për arsye se ju i keni marrë tashmë të gjitha provat nga administrata e KQZ, i keni të sqaruara në ankim për çfarë pretendoni dhe thjesht do bëni një verifikim për atë çfarë pretendoni dhe provat që ju keni marrë.
Palë të tjera në raste të tjera ne i kemi dhënë afat për të plotësuar ankimin 24 orë, megjithë kohën që i është dashur për të marrë provat nga KQZ. Pra në momentin që keni marrë provat është një afat i mjaftueshëm që ju ti sillni dhe ti dorëzoni pranë KAS”, tha përfaqësuesi i KAS./m.j