Një 22-vjeçar dyshohet se është mbytur në lumin e Matit në afërsi të Urës së Zogut.
Forca të shumta policie dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa pritet mbërritja e polumbarëve për të nxjerrë trupin e pajetë.
Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes kanë qenë tre të rinj duke zënë peshk. 22-vjeçari është futur për t’u larë dhe e ka marrë rrjedha e lumit, ata kanë parë për disa minuta shokët dhe më pas u ka humbur.
Burime të sigurta bëjnë me dije se djali është Valentin Nikolli 22 vjeç nga Fushë Miloti. kanë qenë dy shokët e tij, të cilët kanë lajmëruar policinë./m.j