Hamit Berisha, Arli Shehu, Ermal Gora janë tre anëtarët e grupit kriminal që janë shpallur në kërkim pasi tentuan të kryenin atentat ndaj një personi por u larguan përmes pyllit kur zbuluan se ishin pikasur nga policia.
Sipas policisë, sapo morën informacione se do kryhej vrasja e një personi, identiteti i të cilit nuk dihen, ngritën pika kontrolli me shërbime grackë në disa rrugë dhe fshatra ku dyshohej se mund të kryhej kjo ngjarje kriminale.
Shërbimet e Policisë, si rezultat i kontrolleve të imtësishme dhe informacioneve policore të siguruara, kanë bërë të mundur gjetjen e automjetit, të një motomjeti të vjedhur, me 2 skafandra, të veshjeve të kamuflazhit (xhup meshini), të një arme zjarri automatik me silenciator, të një pistolete me silenciator dhe të një sasie municioni luftarak”, njofton policia.
/s.f