Katër vende ballkanike dje kanë shpallur kufizime në numrin e migrantëve që mund të hyjnë, në një zhvillim që ka shkaktuar kritika nga zyrtarët e lartë të Kombeve të Bashkuara. Sllovenia, Kroacia, Serbia dhe Maqedonia, thanë se secili vend do ta kufizoj numrin e migrantëve në 580 vetë për një ditë, që do të lejohen të hyjnë në territorin e tyre. Sllovenia tha se kufiizimi i ri ditor i numrit të migrantëve është në harmoni me marrëveshjen e arritur më 18 shkurt ndërmjet shefave të policive të Austrisë, Kroacisë, Serbisë dhe Maqedonisë. Stephane Dujarric, zëdhënës i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka shprehur shqetësim për valën e kufizimeve kufitare në Ballkan, dhe tha se ato janë në kundërshtim me konventën ndërkombëtare për refugjatët.