Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç viziton ushtarët e dislokuar serbë pranë kufirit me Kosovën. Lajmi u bë me dije nga vetë presidenti në një postim në rrjetin social Instagram.
Vuçiç ka dhënë urdhër për rritjen e gatishmërisë luftarake të ushtrisë serbe dhe për dislokimin e trupave më pranë kufirit, pasi Qeveria e Kosovës, javën e kaluar, ka vendosur kryetarët e rinj shqiptarë në komunat me shumicë serbe në veri të vendit.
Po ashtu ai konfirmon se nuk do të shkojë në samitin në Bratisllavë, ku ishte ftuar së bashku me kryeministrin Kurti, i cili po ashtu anuloi pjesëmarrjen.
/s.f