Kunata e Tefta Malaj, Raba Malaj ka hedhur poshtë akuzat për kërcënim nga ajo apo familjarët e saj. Në një lidhje telefonike me studionin e emisionit “Me zemër të hapur”, Raba tha se Tefta i ka kërkuar të jetonte me të, por kërkesa e saj nuk u pranua, pas diskutimit me bashkëshortin e saj.
Sakaq tha se nuk u falënderua nga kunata e saj Tefta, për gjithë mundin dhe sakrificat që ka bërë.
Ajo e shkatërroi familjen e saj, nuk ka pse më ndodh mua. Me vjen keq, por nuk e kam pranuar. Nuk është kërcënuar nga unë. Kur më pyeti i thashë në fillim që po, por e diskutova me bashkëshortin më tha që nuk mund të bëhej.
‘Të dy e bënë dhe të dy ta vuajnë’, më tha burri. Nuk më tha as faleminderit, por ‘kam lënë Zotin’”, u shpreh ajo.