Një 50-vjeçar ka ndërruar jetë këtë të Martë në Sarandë. Policia bën me dije se ai ra nga pallati ku po kryente ndërtime e për pasojë nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra.
“Rreth orës 11:30, në lagjen nr.1, Sarandë, shtetasi E. K., rreth 50 vjeç, duke punuar në një pallat në ndërtim, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, njofton policia.
/a.r