Në Gjykatën e Posaçme ka mbërritur këtë të martë i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani.
Dumani pritet të dëshmojë për procesin ndaj 4 të pandehurve, Altin Ndocit, Klevis Allës, Besian Xhixhës e Enver Divës.
Sipas asaj që raporton gazetarja, ata akuzohen për vrasjen e vëllezërve Viktor e Besmir Haxhia, si dhe Dorian Shkozës e Anxhelo Avdisë.
Seanca po zhvillohet me dyer të mbyllura.
/s.f