Një trup i pajetë që ishte duke u dekompozuar është gjetur mëngjesin e së hënës në qytetin e Torinos, në një ngjarje misterioze që ka ngritur në këmbë autoritetet e këtij qyteti.
Viktima është 56-vjeçari Marco Conforti, pronari i një autoshkolle të njohur në qytet, trupi i të cilit u gjet brenda makinës në lagjen Aurora.
Policia u njoftua nga banorët e zonës, të cilët kishin ndjerë një erë të keqe që ishte bërë më e padurueshme nga dita në ditë.
Brenda makinës u gjetën shenja gjaku, çka bën të dyshojë hetuesit se mund të bëhet fjalë për një vrasje.
Disa ditë më parë viktima ishte shpallur i zhdukur në polici nga ish bashkëshortja.
/s.f