Një oficer i forcave detare amerikane, pretendon se ka parë prova të vizitave të jashtëtokësorëve në tokë, që me çdo çmim janë munduar të mbulohen nga qeveria.
Një burrë ka thyer heshtjen 27-vjeçare, për të treguar se ka parë fotografi dhe raporte që vërtetojnë ekzistencën e jashtëtokësorëve – duke përfshirë të dhënat për incidentin e vitit 1980 në Suffolk, ku banorët e atij vendi kishin raportuar për disa shenja masive të UFO-ve, transmeton Telegrafi.
Ai pretendon se janë vrarë njerëz, në mënyrë që të mos flasin për gjetjet që janë bërë.
49-vjeçari, i cili në vitet e 80-ta ishte oficer i telekomunikacionit pranë forcave detare amerikane, ka deklaruar, “kurrë nuk kam parë ndonjë disk të paidentifikuar fluturues apo jashtëtokësor, por kam parë dhe lexuar mijëra faqe dokumente që konfirmojnë se ata vërtetë ekzistojnë dhe se e kanë vizituar Tokën”.
Ai pranoi se kishte parë fotografi të “vërteta” të anijeve kozmike dhe të jashtëtokësorëve, por se nuk kishte mund të largojë ndonjë nga provat se, “kjo konsiderohej tradhti dhe tradhtia është një krim”. /Telegrafi/