Sot në rajonin Tiranë – Durrës do të zhvillohen zgjedhjet për delegatë te Kongresit të Partisë Socialiste të Shqipërisë. Do të zgjidhen 168 delegatë për qarkun Tiranë dhe 52 delegatë për qarkun Durrës.
Prej orës 08:00 deri në orën 16:00 qendrat e votimit për zgjedhjet e delegatëve do të qëndrojnë të hapura.
Kryeministri Edi Rama do të votojë në njësinë administrative komuna Dajt. Ndërsa në selinë e PS-së është ngritur qendra e votimit për socialistët e njësisë nr 9 dhe 10. Deri tani zgjedhjet janë zhvilluar në qarkun e Elbasanit dhe në Fier.