Ish i dërguari i posaçën amerikan për Kosovën Richard Grenell, i ka reaguar ashpër Krymeinistrit të Kosovës, Albin Kurtit pas tensioneve të djeshme në veri të Kosovës.
Me anë të një postimi në Twitter, Grenell shkruan se Kurti është lideri i parë që dënohet njëzëri nga Demokratët dhe Republikanët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Po ashtu Grenell u shpreh se Kurti ka rrënuar lidhjen e fortë mes SHBA-së dhe Kosovës. Grenell quajti problem dhe heshtjen e Presidentes Vjosa Osmani, të cilën e konsideroi si pohim.
“Ndihma nga jashtë nuk është e drejtë, megjithatë. Shtetet e Bashkuara mbështesin ata që ne besojmë se po bëjnë përparim në vlerat ameirkane. Ju rrënuat lidhjen e fortë Kosovë-ShBA. Ju jeni lideri i parë që dënoheni njëzëri edhe nga Demokratët edhe Republikanët. Heshtja e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, përbën problem. Hashim Thaçi, kemi nevojë për ty tani”, shkruan Grenell.
Çfarë ndodhi në Veri të Kosovës?
Një ditë para në të 4 komunat me shumicë serbë në veri të Kosovës, u dëgjuan sirena alarmi, ku para objekteve komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç u mblodhën edhe qytetarë. Situata u agravua ndërsa u dëgjuan të shtëna me armë zjarri dhe u hodh gaz lotsjellës nga policia për të shpërndarë protestuesit të cilët dogjën edhe makina. Protesta u zhvillua në shenjë revolte nga protestuesit serb kundrejt kryetarëve të rinj shqiptarë të zgjedhur në katër komunat me shumicë serbe./m.j