Këngëtarja kosovare Dafina Dauti, ka bërë një sulm spektakolar ndaj këngëtares tjetër Greta Koçi. Të dyja këngëtaret janë të përfshirë në skandale në lidhje me të drejtat e autorit në “YouTube”. Ndërsa Dafina Dauti ka telashe me Bleron, telashe më të mëdha kanë pasur miqtë e Dafinës, Chipsi dhe Erkand Shabani, me Greta Koçin.
Madje Greta dhe Chipsi degraduan deri në hapjen e proceseve gjyqësore me akuza të ndërsjella.
Së fundmi, Dafina në një postim në profilin privat në Facebook, ka sulmuar këngëtaren nga Shqipëria.
“Hahahahaha kjo goca as ftyrën nuk e ka të vetën, e ka ndrru komplet. Amo gjynah bre Bes Chipsi Buzuku”,- shkruan Dafina në profilin e saj përbri foto së Greta Koçit.
Tani pritet se si do të përgjigjet këngëtarja shqiptare në lidhje me këtë sulm të ulët, që bëhet kundrjt saj nga një kolege./Mapo