Një 33-vjeçar shqiptar në Firence është arrestuar nga policia, për ushtrim dhune mbi të shoqen. Shqiptari e ka goditur me grusht në fytyrë, pastaj i ka përplasur kokën pas murit, gjithçka para dy fëmijëve të vegjël.
Gruaja, 25 vjeç, njoftoi policinë, ndërkohë që kishte pësuar frakturë në hundë.