Në episodin e parë të “The Kardashians” në sezonin e ri në Hulu, Kim ndër të tjera ka folur edhe për jetën e saj personale, por edhe për lidhjen me Pete Davidson, me të cilin i dha fund lidhjes vitin e shkuar. Ajo nuk tregoi detaje dhe nuk e tregoi specifikisht arsyen përse u ndanë, megjithatë tha disa gjëra interesante.
Miliarderja u shpreh krenare për veten dhe për ish-partnerin se si e përballuan përfundimin e lidhjes dhe vendimi erdhi pas shumë e shumë diskutimesh. “Sigurisht është e trishtë, pasi 9 muaj është një kohë e gjatë”- tha Kim, teksa u shpreh fajtore për situatat me të cilat Pete u përball gjatë kësaj historie, të shkaktuara nga ish-bashkëshorti i saj, Kanye West.
“Kam ndjerë shumë faj. Ai përjetoi shumë situata, për shkak të lidhjes sime (të kaluar)”- tregoi ajo, ndërsa ish-cifti pati edhe një ribashkim së fundmi në Met Gala, ku u kapën nga paparazët duke biseduar. Edhe pse Pete u duk super i lumtur nga takimi, burimet konfirmuan se nuk kishte ndjesi nostalgjie mes tyre, pasi Pete është i lidhur me aktoren Chase Sui Wonders.