Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë konferencës së përjavshme me gazetarët është pyetur lidhur me kryetarin e zgjedhur për Bashkinë e Himarës, Fredi Belerin, lidhur me akuzat të cilat kanë rënduar mbi të për vrasjen e dy ushtarëve shqiptarë në 1994 si dhe për djegien e flamurit shqiptar.
“Çdo gjë duhet të bazohet në të vërteta, e vërtetë që ato janë akuza, por e vërtetë që Gjykata e ka çliruar në ato akuza. Vijmë te thelbi që Fredi Beleri që thotë jam grek, bën mirë që thotë jam grek. Jetojmë në një vend të lirë dhe kushdo duhet të jetë i lirë.
Po më kujton një gjë, një nga moemntet më shumë që më ka mbetur në mendje ishte një debat në parlament midis Vangjel Dules dhe Edi Ramës. U përplasën për një problem, Edi Rama iu vërsul atij me një urrejtje stërpatologjike të papërmbajtur si grek. Ky duhet të jetë krenar me origjinën e tij smund ta fyesh atë për origjinën.
Ky e kishte patur në koalicion Vangjel Dulen dhe tani do ta fyente me atë që ështëk renar, Vangjel Dule është grek krenar. Unë i them ju krenar me dinjtetin tënd. A bazohet njjë demokracio në Kushtetutë, në përputhje me kushtetutën për një qytetar, pavarësisht nga etnia e tij, por cështë e vërteta në vendin më të madh të demokracise Barack Obama u bë president.
Montimi i turpshëm i Edi Ramës ndaj Belerit ishte gjëja më kriminale sepse të marrësh për dëshmi një nënë me 4 fëmijë në 2 të natës, po cila do qe krimi i saj, Kushtetuta të detyron të presësh orën 6 të mëngjesit . Të marrësh tnai zërat ti montosh si do Ardi Veliu, se ka teknika që i montojnë zërat”, tha Berisha./m.j