• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nuk është mëkat nëse Basha kandidon për kryetar”, Alibeaj: Bashkim me Berishën? PD e ka rrugën drejt euro-atlantizmit

by A R
25/05/2023 22:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Enkelejd Alibeaj ka komentuar në “Real Story” me Sokol Ballën rikthimin e Luzlim Bashës.

Ai tha se ende nuk dihet nëse do të kandidojë për kreun e PD-së, por edhe nëse e bën, sipas tij nuk është një mëkat.

Vota e 105 mijë që s’kanë votuar gabim, secili ka kontributet e veta dhe nuk mund të mohet që edhe Basha ka kon të 9 shtator e 22 mars. Akti i dorëheqjes që bëri… Ka qenë një dorëheqje që kishte si justifikim edhe kontributin tjetër, që edhe Berisha të ikte. Parë ftohtë, qetë, nëse ka një standard që do duhet të vendoset në PD dhe që s’ka qenë më parë është që të mos kemi paragjykim për asnjërin. Po flasim për të hequr atë lloj psikoze të kaluar, të përcaktuar që ti s’duhet të kandidosh, ti nuk bën. Si anëtar i PD-së, Sokol ti ke vetëm një votë, a s’do ishte mirë që ata ta pranojnë bën apo s’bën. Të jenë ata se kush bën dhe kush jo. Unë e refuzoj të përcaktoj unë kush ka të drejtë të kandidojë dhe kush jo. Gara  e ndershme është ushtrimi më i mirë i demokracisë që i shërben një partie politike.

Në 2021, PD arriti një nga rezultatet më të mira të mundshme. I future në kontekstin e gafës së madhe të vitit 2019… Nëse do isha unë do bëja këtë gjë. Dal dhe bëjë këtë rrëfim, monolog, si një detyrim ndaj gjithë këtij 2-vjeçari, por edhe më tepër se kaq, pasi PD duhet të dinë se çfarë ka ndodhur. Një rrëfim është i nevojshëm për të treguar gjithçka. Është edhe më e ndershme për demokratët. Nuk e dimë ende nëse do kandidojë, por nuk ka asnjë mëkat edhe nëse ndodh.

I pyetur nëse do ta mbështesë Bashën, nëse kandidon në garën për kreun e PD-së, Alibeaj tha se do donte të shihet sa më shumë kandidatë për këtë dhe më shumë platforma.

Nëse do të isha një votues unë do të doja të kishte më shumë kandidatë. Do të doja të shihja te kandidatët idenë, platformën se ku beson apo pretendon të cojë PD. Partia e para pastaj kryetarlliku. Të bëjë betejë me të shkuarën.

I pyetur nëse do të ketë një bashkim të PD-së me grupin e Berishës, Enkelejd Alibeaj tha në Report Tv se PD ka rrugën e saj drejt eurotalntizmit. Alibeaj tha se sfidën më të madhe, PD e ka me shoqërinë, duke parë edhe se sa pak veta dolën në zgjedhje.

Bashkim me kë? Bashkim me çfarë? Unë e konsideroj se s’duhet të jetë më pikë reference se kush është njëri apo tjetri. PD ka rrugën e vetë, të shtruar, të piketuar fare qartë, euroatlantizmi. Filozofi politike e qartë. Sfida e vetme që kemi është me shoqërinë. Sa shumë njerëz që nuk dolën në këto zgjedhje! Që do të thotë se unë besoj se është pishina e madhe ku vetëm ne kemi mundësinë dhe potencialin që ti kemi me vete. Duhet të kemi patjetër, një program më të qartë. Po ndodh një proces katarsi brenda PD, ne bëmë pjesën tonë, kemi sfidat tona. Jo absolutisht jo, Berishizmi si fenomen nuk prek vetëm PD, nuk prekë vetëm Shqipërinë, por fenomen ballkanik. Kemi kaluar një sfidë goxha të madhe, por jemi gjallë. 105 000 vota Demokratësh që e dinin, që ishin të bindur, që e dinin fare mirë që situate nuk ishte ajo e duhura, por ata u ngritën e na votuan. Sfida jonë janë ata 250 000-300 000 që ti bëjmë me dije se rruga e mirë për ata, për Shqipërinë është kjo që po ndjek Partia Demokratike…

/a.r

Next Post
Shpërthim me tritol në zonën e Freskut në Tiranë

Shpërthim me tritol në zonën e Freskut në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA-të i refuzojnë vizën, një prej europianëve të ndaluar dërgon administratën e Trump në gjyq

SHBA-të i refuzojnë vizën, një prej europianëve të ndaluar dërgon administratën e Trump në gjyq

December 26, 2025
Studimi, hyrja e Shqipërisë në SEPA kursen 71 milionë euro në vit

Studimi, hyrja e Shqipërisë në SEPA kursen 71 milionë euro në vit

December 26, 2025
Analizë | Amerika, “luftë të ftohtë” ndaj Europës për teknologjinë

Analizë | Amerika, “luftë të ftohtë” ndaj Europës për teknologjinë

December 26, 2025
Ish-sekretarja e Ministrisë së Mbrojtjes rrëfen implikimin e djalit të Berishës në masakrën e Gërdecit (DOKUMENTI)

‘Gërdeci’, prova e SPAK për Shkëlzen Berishën/ Juristja: Të gjitha tentakulat të çojnë te familja Berisha

December 26, 2025
Ethet e “Boxing Day”, miliona njerëz dynden në dyqane. Çfarë është kjo ditë?

Ethet e “Boxing Day”, miliona njerëz dynden në dyqane. Çfarë është kjo ditë?

December 26, 2025
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Mbi gjysma e të majtëve simpatizojnë Ramën dhe mbi gjysma e të djathtëve Berishën, por…

December 26, 2025
SHBA sulmon nga ajri Shtetin Islamik në Nigeri, Trump: I kam paralajmëruar më parë

SHBA sulmon nga ajri Shtetin Islamik në Nigeri, Trump: I kam paralajmëruar më parë

December 26, 2025
Reshje të pakta shiu/ Parashikimi i motit për sot, 6 shtator 2023

E premte me vranësira në mëngjes dhe kthjellime pas mesditës

December 26, 2025
SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

December 25, 2025
Zoti Alimehmeti, shërbimi si mjek dhe shërbimi në politikë nuk janë role të njëjtë

“Trump firmosi ligjin si themel të politikës së jashtme të SHBA”, Alimehmeti: Preket edhe Shqipëria

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com