Një inspektor i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor është prangosur me urdhër të SPAK në flagrancë pasi i ushtronte presion bizneseve gjatë kontrollit se nuk kishin plotësuar dokumentacionin dhe se do të gjobiteshin me 1 mln lekë të reja ose do ti mbyllje aktiviteti. Që kjo të mos ndodhte inspektori kërkonte 500 mijë lekë ryshfet brenda 24 orëve.
SPAK njofton se informacioni ka mbërritur në zyrat e prokurorëe ditën e djeshme dhe është regjistruar procedimi kryesisht. Gjatë arrestimit në flagrancë inspektori M.M i janë sekuestruar edhe 200.000 (dyqindë mijë) lekësh, e përftuar në mënyrë të paligjshme./m.j