Një 62-vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në Lushje, pasi e ka zënë poshtë zetori me të cilën po punonte tokën.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Hysgjokaj, Lushnje, ku 62-vjeçari me inicialet J. Xh., ka qenë duke punuar tokën me mjet bujqësor (zetor), dhe është rrëzuar aksidentalisht.
Njoftimi i policisë:
Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Hysgjokaj, Lushnjë, shtetasi J. Xh., 62 vjeç, duke punuar tokën me mjet bujqësor (zetor), është rrëzuar aksidentalisht, dhe e ka zënë poshtë mjeti bujqësor (zetor). Për pasojë 62-vjeçari ka humbur jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për vlerësim.
/s.f