Deputeti demokrat Tritan Shehu nuk e njeh vendimin e kolegëve që zgjodhën Gazment Bardhin si kreu i grupit parlamentar të PD. Në Kuvend e cilësoi si të turpshëm dhe Kuvendi thotë se duhet të reagojë, jo të shkelë rregulloren.
“Në këtë sallë prej kohësh bëhen shkelje të rënda të Kushtetutës. Duhet të mbroni parlamentin nga shfaqjet e rënda që po shkatërrojnë demokracinë. Para disa kohësh kam ngritur disa herë por s’ka përgjigje, përjashtohen deputetë nga grupi parlamentar i PD nga një paçavure. Pasoja sot kush është i këtyre veprimeve kundër Kushtetutës, ju njoftoni zgjedhjen e dikujt si kreu i grupit parlamentar me 18 vota. Si mundeni? Turp i botës, turp i paimagjinueshëm se bashkëpunoni me ata që shkelin rregulloren. Nuk ka shkelje më të madhe se kjo. Të vihet në vend e drejta. Rregullorja nuk njeh përjashtime. Qesharake kjo, qesharake dhe për ju që e zyrtarizoni”, tha Shehu.
“Ka 2 vjet që ka nisur kjo legjislaturë. E kemi diskutuar”, tha Felaj.
/a.r