Majlinda Bregu është e shqetësuar nga situata politike në vend dhe paralajmëron se kështu po ia sjellim në majë të hundës Evropës, të cilën e akuzojmë se po lodhet nga zgjerimi. Dule aluduar për situatën e fundit politike në Kuvend, Bregu shkruan:
“Sikur marredhenia jone me BE te ishte muzike, Europa do te luante ne kohen adagio lento. Ne, ne kohen Mosso…
Në realitet, në vend të motivimit për të ecur shpejt, sikur te mos talleshim as me shqiptaret e njeqind halleve, as me Europen e nje qind pasigurive, duke mos pasur rival as kohën, pa sforcim, thjesht ne jemi përqendruar te tallavaja jone.
Europianëve të BE-së iu duhet ta marrin shtruar me ne ( adagio lento) që të parandalojnë vuajtjet e tyre, të cilat padrejtësisht i vishen zgjerimit.
Ne fakt eshte problemi i demokracise sone hibride, qe prodhon e konsumon me shume ngjarje dite se sa ide, me shume sharje se sa vramendje per problemet reale, me shume papunesi se pune, me shume batakcinj se te perkushtuar, me shume politike kriminale qe vret gjithfaresoj, se politike te paster qe nuk vret besimin e askujt.
Ndërsa ne duam që ata, Europianet të jenë po aq Zemergjere sa i kemi menduar vërtet se jane dhe kete ta tregojne duke mos u merzitur me turbulline( mosso) tone.
Keshtu “jemi fiks” ne drejtimin e duhur me njeri tjetrin!”