Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të mërkurë ecurinë e punimeve nga kantieri i punës në aksin rrugor Maliq-Lozhan i Ri-Strelicë.
Rama shkruan se punimet do të përfundojnë pranverën e vitit të ardhshëm ndërsa shton se ndryshimet e reja do të jenë një ogur i mirë për turizmin natyror.
“Kantieri i punës në aksin rrugor Maliq-Lozhan i Ri-Strelcë, që pritet të përfundojë në pranverën e vitit të ardhshëm si një infrastrukturë e rëndësishme që do të përmirësojë ndërlidhjen e komuniteteve të kësaj zone me qendrat urbane, e do të nxjerrë në pah edhe një itinerar të ri rrugor, që kalon përmes një peizazhi fantastik, duke nxitur një perspektivë të re për turizmin natyror.”- shkroi Rama.
/s.f