Pesë kuti të fletëve të votimit për Këshilla Bashkiakë do të rinumërohen në Bashkinë e Pukës. Vendimi u morë sot nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, e cila mori në shqyrtim ankimimin e Aleancës Demokristiane të Shqipërisë. Hapja e pesë kutive ku dyshohet se ka problematikë do të hapen në ambientet e KQZ në ora 16:30 minuta.
Aleanca Demokristiane e Shqipërisë pretendon se ka keq raportimi në proces verbal të numërimit të votave, që mund të jetë dhe një krim zgjedhor i manipulimit të vullnetit të zgjedhësve. KAS për të verifikuar pretendimet e palës kërkuese, vërejti një prej kutive të votimit.
Aleanca Demokristiane e Shqipërisë pretendon se në atë qendër votimi janë 62 vota për Partinë Republikane, që nuk janë pasqyruar në proces verbal, ku PR rezulton me 0 vota. Pasi pa pamjet filmike, u vërejtën të paktën 5 vota pro PR, të cilat nuk janë të reflektuara në proces verbal.
Kaq ka mjaftuar që KAS të tërhiqet dhe të vendosi rinumërim në 5 kuti nga 10 kuti, që Aleanca pretendonte për parregullsi. Kjo pasi provat e sjella nga Aleanca për Demokristiane ishin për pesë kuti, ndërsa për të tjerat nuk ishin sjell prova, pavarësisht dyshimeve.
/s.f