Deputeti i PD-së Saimir Korreshi është shprehur se Sali Berisha, Enkelejd Alibeaj dhe Lulzim Basha nuk duhet të kanidojnë më për kryetar partie.
Në një deklaratë për mediat ai theksoi se PD duhet të bashkohet pasi demokratët janë lodhur nga kjo situatë.
Mes të tjerash ai theksoi se Gazment Bardhi i cili ka marrë drejtimin e Grupit Parlamentar të PD-së duhet të zhvillojë një takim me Sali Berisha.
“Unë e kam thënë ë të gjithë deklaratat e mia, Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj, Sali Berisha nuk duhet të kandidojnë nëse duan bashkimin e PD. Presim që të bashkojmë PD e për këto lëvizje nuk na ka thënë njeri gjë.
Është turp i madh që ne nuk mblidhemi bashkë në PD, por përderisa mbledhja është thirrur këtu, duhet të ishte këtu. Unë i bëj thirrje Bardhit që të marrë iniciativën për bashkimin e PD. Mendoj se një bashkim kokë më kokë mes Bardhit e Berishës do të ishët një zgjidhje. Demorkatët duan zgjidhje”- tha ai.
/s.f