Është gjetur pa shenja jetë në Urën e Podës, 49-vjeçarja Mimoza Kristo, e cila rezultonte e zhdukur. Burime konfirmojnë se viktima u gjet nga familjarët në afërsi të banesës në fshatin Gozhdarazhdë.
Ka qenë vëllai i saj i cili ka deklaruar humbjen e kontakteve me viktimën në datën 20 Prill, dita kur Mimoza Kristo ishte larguar nga banesa.
Ajo vuante nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa u punua edhe nga ana e policisë për gjetjen e saj. Vetëm pak minuta më parë, mësohet se Mimoza u gjet e pajetë, ndërsa ekspertiza mjeko ligjore do të përcaktojë shkaqet e vdekjes së 49 vjeçares.
/a.r