Dështon seanca në Gjykatën e Posaçme për Fatmir Mediun. Shkak është bërë mungesa e avokatëve mbrojtës të Fatmir Mediut, Henrik Ligori dhe Ardian Visha.
Avokatët Ardian Visha dhe Henrik Ligori i bënin me dije gjykatës se për arsye objektive nuk mund të merrnin pjesë.
Gjykata në fund vendosi shtyrjen e seancës për në 7 Qeshor, ora 14:00. Në këtë datë, prokurori pritet të japë konkluzionet përfundimtare.
Gjykata e Posaçme caktoi avokat kryesisht për ish-ministrin e Mbrojtjes për seancën e ardhshme, Artan Simonin.
Fatmir Mediu është marrë i pandehur nga SPAK për akuzën e “shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim” dhe “shpërdorim detyre në kuadrin komandues ushtarak” për çështjen “Gërdeci”.
/a.r