Agron Tufa ka dhënë një intervistë për televizionin e familjes Berisha nga azili, ku akuzon shqiptarët që janë skllevër që shiten e blihen.
“Ka një situatë që ka shkarë gati në koma në shoqërinë shqiptare e cila po të bëjmë një përqasje, ndodhet në momentin e saj më të shëmtuar dhe më të rrezikshëm.
Nga leximet e mia, kam vënë re se masa popullore që dikush e përdor në statusin më pozitiv të mundshëm, ajo është masa që të varros, që nuk dëgjon nga asnjëri vesh, dhe kur iu tha njerëzve që po instalohej diktatura, ata shihnin me habi dhe iu dukej sikur po instalohej drita dhe jo diktatura.
Kemi një afeksion për të brohoritur më të fortin, ky është një nga tiparet më të shëmtuara të shoqërisë shqiptare.
Ne nuk paguam ndonjë çmim, dhe kjo skllavërie lindur shfaqet gjithmonë kur sapo shohin kandidatin fitues, i cili ka një bandë pas vetes dhe menjëherë tërë mekanizmi përulet dhe i shkon pas”, tha ai.
Tufa u shpreh se Shqipëria po rrokulliset nga një diktaturë ideologjike, në një diktaturë tjetër e cila çuditërisht po vazhdon të ushtrohet nga të njëjtët
“Çdo gjë ka ndodhur mundimshëm dhe hap pas hapi, para syve tanë. Të gjithë jemi fajtorë, nuk është fajtore opozita dhe as Berisha.
Në këtë rrëshqitje të gjithë e kemi pjesën tonë të fajit. Shqipëria po rrokulliset nga një diktaturë ideologjike, në një diktaturë tjetër e cila çuditërisht po vazhdon të ushtrohet nga të njëjtët pinjoj”, tha ai.
/s.f