Shtetet e Bashkuara e distancuan veten nga aksioni i armatosur në Rusi, që sipas Moskës u mbyll me mundjen e atyre që i quajti sabotator ukrainas. Pjesë të rajonit kufitar të Bolgorod u vunë në shënjestër ditën e hënë, në një prej mësymjeve më të mëdha ndërkufitare, që kur Rusia nisi luftën në Ukrainë vitin e kaluar. Rusia publikoi më vonë imazhe të automjeteve të dëmtuara ushtarake perëndimore, përfshirë ato të prodhuara në Amerikë. Por Uashingtoni këmbëngul se nuk ka inkurajuar apo lehtësuar sulmet brenda Rusisë.
“Ne i kemi parë raportimet që qarkullojnë në media e ku pretendohet se armët e përdorura në sulm ishin dërguar nga SHBA. Dua të them se ne jemi skeptikë mbi vërtetësinë e këtyre raportimeve. Si parim i përgjithshëm, ne nuk inkurajojmë po mundësojmë sulme brenda Rusisë dhe këtë e kemi bërë të qartë. I takon Ukrainës të vendosë se si do ta zhvillojë këtë luftë”, u shpreh Mattheë Miller zëdhënës i DASH.
Por Kievi mohon përfshirjen dhe dy grupe paraushtarake ruse, kundër presidentit Vladimir Putin, thanë se qëndrojnë pas sulmit duke postuar edhe pamje të operacionit në rrjetet sociale.
Guvernatori i Bolgorod tha se 1 person person kishte humbur jetën dhe disa të tjerë ishin plagosur.
Ish presidenti rus Dmitry Medvedev, tani zv,president i Këshillit të Sigurisë në Rusi, dha se agresorët ukrainas meritonin të shfaroseshin si minj. Çdo sulm në tokën ruse bënë nervozë vendet anëtare të NATO-s, për shkak të reagimit të pritshëm të Rusisë.