Kreu i Partisë Agrare-Ambientaliste, Agron Duka foli dje për mundësinë e një bashkëpunimit të partisë që ai drejton me Partinë Socialiste.
Duka u shpreh se dëshira mbetet që të riorganizohet opozita, por sipas tij, nëse kjo gjë nuk ndodh, do të shihen të gjitha mundësitë, në mënyrë që kauza agrare – ambientaliste të mbijetojë në të ardhmen.
Z. Duka, kur flasim për bashkëpunimet, ju a e shihni mundësinë e bashkëpunimit me Partinë Socialiste, dikur e keni lënë si evazive si opsion dhe nëse po, në cilat kushte do e bëni?
Natyrisht që ka zhvillime, ka dy vjet për të ardhur zgjedhjet parlamentare. Ne jemi parti e qendrës, këshilltarët tanë janë me qëndrime majtas, ka me qëndrime djathtas, kështu që pastaj mbetet për të vendosur.
Dëshira pastaj mbetet, nëse do të ketë vullnet pozitiv, të riorganizohej opozita. Nëse kjo nuk shihet pastaj, do të shohim të gjitha llojet e mundësive, që kauza agrare – ambientaliste të mbijetojë në të ardhmen.
/a.r