Britania e Madhe po përdor një “dorë të hekurt” kundër emigrantëve. Së fundmi, kryeministri Rishi Sunak ka bërë me dije se çdo student i huaj është i ndaluar që të tërheq familjen e tij në Mbretërinë e Bashkuar.
“Ne kemi parë një rritje të paprecedentë në numrin e anëtarëve të familjeve të studentëve që hyjnë në vend me viza. Kjo është gjëja e duhur që duhet të bëjmë që të na lejojë që të mbrojmë më mirë shërbimet tona publike, duke mbështetur ekonominë tonë”, tha në një deklaratë ministrja e Brendshme Suella Braverman.
Legjislacioni aktual lejon studentët pasuniversitarë që studiojnë në programe studimi nëntë muajsh ose më gjatë të sjellin partnerët dhe fëmijët e tyre në Britani. Qeveria thotë se numri i këtyre anëtarëve të familjes së studentëve është rritur tetëfish që nga viti 2019, duke arritur në 136,000 vitin e kaluar.
Masat e reja do të hyjnë në fuqi nga janari 2024.
/a.r