sh-deputeti Klevis Balliu tha në emisionin Now në Euronews Albania se zgjedhjet në Shkodër u vodhën me banda, por shtoi se nuk është detyra e opozitës të përballet me to.
Sipas Balliut, problemi është më i madh se kaq, pasi siç tha, populli nuk voton por ikën nga vendi.
“Të gjithë biem dakord Shkodra është marrë nga mafia, ju kërkoni i llogari opozitës pse nuk doli në Shkodër me kallash kundër bandave. More zotëri unë kam mbaruar në Angli për politikë jo për qitje. Këtu problemi është shumë herë më i madh, këtu nuk ka zgjedhje, ka vjedhje dhe ky nuk është problemi i PD. Problem është kur populli nuk voton dot dhe ikën, 1 mln shqiptarë kanë ikur”, tha Balliu.
/s.f