Habib Rexha ka folur para policisë disa orë pas vetëdorëzimit si autor i vrasjes së Arjan Gosës dy ditë më parë në një lokal në Kavajë.
Gazetari Ervin Leka raporton për Panorama TV se ai ka thënë se ditën kur ka ndodhur ngjarja ka qenë bashkë me shokun e tij në kinkaleri dhe ka parë që shënjestra ishte ulur në lokal. Pasi është larguar për 30 metra nga vendi ku ka ndodhur ngjarja, ka lënë automjetin dhe ka ecur në këmbë në drejtim të tij.
Rexha ka thënë se përballja me të ka qenë e rastësishme dhe vrasjen e ka kryer nga gjaknxehtësia. Ai ka mohuar që shoku i tij të ketë pasur dijeni që për krimin që do kryente duke treguar pas ngjarjes, bashkë me të janë larguar përmes Durrësit dhe më pas në drejtim të Kukësit.
“Isha pranë një kinkalerie bashkë me një shokun tim. Pashë që shënjestra ka qenë ulur në lokal. Pashë atë dhe ika 300 metra larg. Lashë makinën atje dhe u ktheva në këmbë. Armën e mbaja me vete. Shoku nuk ka qenë në dijeni. E pashë rastësisht në kafe. Veprova nga gjaknxehtësia. U largova bashkë me shokun tim nga Durrësi në drejtim të Kukësit” është shprehur Habib Rexha para uniformave blu./m.j