Analisti Frrok Çupi ka qenë i ftuar në “Special Report” ku ka folur në lidhje me raportet e fundit të CIA për Sali Berishën dhe lobimin e tij në Amerikë kundër pavarësisë së Kosovës.
Çupi tha se CIA po e sheh bombën Berisha nga brenda, ndërsa ne shohim vetëm pjesën e jashtme.
“Unë kam qenë për fat të keq ose të mirë kam qenë prezent në këto zhvillime. Diçka kemi kuptuar, kemi pasur frikë. Në çdo lëvizje të Berishës kishim frikën e konfliktit në vend. Ai kishte lidhje me pjesën islamike të botës, Al-Kaeda e Bin Laden që solli këtu celula terroriste dhe kërcënimi ishte i frikshëm. Nëse Berisha do të merrte financime ne do të ishim të vdekur.
Këtë që po ndjekim ne tani, nëse SHBA e sheh bombën Berisha nga brenda, në shohim pjesën e jashtme.
Berisha ishte njeriu që për arsye të marrëdhënieve të tij me Millosheviçin rrënoi marrëdhëniet me Kosovën. Për arsye të marrëdhënieve me Al-Kaedën, rrënoi marrëdhënien e tij me SHBA. Për arsye të financimeve për arsyen e Millosheviçit, rrënoi gjithë marrëdhënien tij me Perëndimin.
Për arsye të një pushtimi të vendit, Berisha akuzoi SHBA për një grusht shteti në Shqipëri dhe prishi të gjithë raportet me Greqinë dhe vendet fqinje.
Të gjitha këto kanë rënduar mbi ne, të vrarë dhe rrënim të ekonomisë së vendit dhe asaj private.
Çështja e Himarës është zgjatim i politikave antikombëtare të Sali Berishë. Përdorim i kartave nacionaliste në çdo krizë të tij” u shpreh analisti.
Në lidhje me rastin “Beleri”, ai tha se stuhia u ngrit nga Berisha në fushatë elektorë dhe se ish-kryeminsitri sa herë që është në krizë përdor karta nacionalizmi. Sipas tij politika dhe diplomacia shqiptare manisfestoi qetësinë dhe drejtësinë e domosdoshme për të qenë e denjë në familjen evropiane.
“Raportet e tjera kanë rënë përpos atij të ligjit. Tërë stuhinë e ngriti Berisha në fushatën elektorale. Gjeti një njeri të burgosur dhe lidhi një kauzë konflikti në Himarë, e cila ra.
Diplomacia dhe politika shqiptare manifestoi qetësinë dhe drejtësinë e domosdoshme për të qenë të denjë në familjen evropiane.
Në bazë të raporteve që paraqet CIA, nëse kjo do të kishte ndodhur në periudhën e konflikteve etnike që i sajonte Berisha, do ta zgjaste një dekadë dhe më shumë lëngate mes dy vendeve” shtoi ai./m.j