Një 33 vjeçar është arrestuar nga policia në Velipojë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Në pranga ka rënë 33 vjeçari i identifikuar si D.Gj.
Gjatë kontrollit në banesë iu gjet një armë sportive e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Ndërkohë materialet i kaluan prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme./m.j