Analisti Skënder Minxhozi komentoi në studion e Tirana Live në ABC News, marrëdhenien mes dy aleatëve në opozitë, Ilir Metës e Sali Berishës, pas rezultatit në zgjedhjet e 14 majit.
Për Minxhozin pushtet që Meta arriti të marrë në këto zgjedhje në Këshillat Bashkiak i del dhe i tepron ndaj edhe nuk ka pse të ankohet.
“ Pash që në 15 apo 16 anëtarët e këshillit bashkiak të Tiranës, 11 janë të Metës, ndaj Meta s’ka pse flet. Sepsë Meta i ka dhënë Berishës 61 persona, nga të cilët 54 rezultuan humbës dhe këto ishin kandidatët për kryetar bashkie dhe ka marrë disa qindra të tjerë në 61 bashkitë që do bëjnë punën e Metës, edhe pa u dukur fare.
Janë aty dhe kjo si parti kjo kërkonte, e dinte që kandidatët për kryetar i do doktori, edhe për cështje sedre, por që janë humbës, ndërsa përgatiste listat për këshillat bashkiak, dhe ky lloj pushteti Metës në zgjedhjet lokale i del dhe I tepron. Meta ka të drejtë të mos flasë dhe të mos ankohet.”